Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje” – SPAK përgënjeshtron raportimet mediatike për Veliajn

Pas 26 qershorit 2024, për herë të dytë në media, mbrëmjen e 7 nëntor 2024, është publikuar lajmi për vënien në masë sigurie të Erion Veliaj.

Masa e sigurisë e raportuar është ajo e bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje, ndërsa jo si lajm, aludimet e thashethemeve në Tiranë vijojnë edhe në arrestimin e tij.

Weblajm.com zyrtarisht është interesuar në Prokurorinë e Posaçme dhe përgjigja e marrë është se ky institucion s’ka kërkuar asnjë masë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj është person ndaj të cilit SPAK vijon hetimet, ndërsa është pyetur si subjekt në dijeni.

Aktualisht Veliaj ndodhet jashtë vendit në kuadër të një aktiviteti të rrjetit B40 të Bashkive.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button