Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Protestuesi “sulmoi” Fredi Belerin, Berisha: Ai është patronazhist, e urdhëroi Rama

Fredi Beleri u qëllua me vezë dhe kos dje nga një qytetar.

Menjëherë reagoi Gazment Bardhi, duke e quajtur inskenim të Ramës.

Edhe Sali Berisha ka sulmuar sot qytetarin që sulmoi Fredi Belerin, duke e quajtur patronazhist dhe të urdhëruar nga Edi Rama.

“Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën!

Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shprehet Berisha.

Por, kush është protestuesi  i cili sulmoi pasditen e kësaj të marte eurodeputetin Fredi Beleri.

Dilaver Nela, nuk është një emër i panjohur për mediat. Ai njihet si protestuesi opozitar i cili reagon para çdo padrejtësie dhe partie politike, qofshin ata të djathtë, qofshin të majtë.

Në mars të vitit 2019 në protestën e organizuar nga demokratët, Nela tërhoqi vëmendjen e protestuesve për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën kishte vendosur të merrte pjesë.

Ndryshe nga protestuesit e tjerë, me pankarta bazike, Dilaver Nela u shfaq duke mbajtur në kokë tre tepsi, të cilat simbolizonin PS, PD dhe LSI (aso kohe, tani PL).

“Nuk ka Shqipëri, ka tre tepsi”, thoshte me të madhe aso kohe protestuesi.

Disa ditë më vonë, konkretisht më 24 mars 2019 protestuesi “besnik”  i cili nuk lë pa marrë pjesë protesta dhe manifestime të politikës, duke mbajtur qëndrime kundër tyre, u pa në Kongresin e socialistëve.

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe Dilaveri protestoi, por ishin mbështetësit e Partisë Socialiste ata të cilët e dhunuan dhe e larguan me forcë nga ambientet para Pallatit të Kongreseve.

Tani hajde beso dhe voto Gaz Bardhin e Sali Berishën, që në mënyrë të neveritshme sulmojnë qytetarët e thjeshtë pse protestojnë ndaj një njeriu kontrovers si Fredi Beleri!

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button