Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Policia nis “gjuetinë” e protestuesve. Procedohen penalisht 4 deputetë dhe 25 protestues për bllokim të qarkullimit

Në një protestë të organizuar nga Partia Demokratike, protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve te Mbikalimi i Kamzës për rreth tre orë. Deputetët e proceduar për pjesëmarrje dhe organizim të kësaj proteste janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Protesta u zhvillua në ish-sheshin “Shqiponja”, ku qindra mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën, duke bllokuar lëvizjen dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në zonë. Në terren ishin të pranishme forca të shumta policore për të garantuar sigurinë dhe për të ndihmuar në rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Gjithashtu, bllokime të qarkullimit u raportuan edhe në kthesën e Kamzës, ku forcat e rendit ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar vijimësinë e lëvizjes.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button