Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Delegacioni me personalitete të drejtësisë amerikane viziton SPAK-un

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku u takua me kreun e këtij institucioni dhe prokurorët e tjerë.

Personalitetet e drejtësisë së SHBA që zhvilluan takime në SPAK janë Trina Higgins, Prokurore e SHBA për Distriktin e Jutas, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës, dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në rrjetin social ‘X’, ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mosndëshkimin.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me shefin Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuarin Trina Higgins, Prokurore e SHBA për Distriktin e Jutas; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mosndëshkimin. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button