![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/07/800-0-1720004766xkongoli-672-780x450.jpg)
Shkrimtar i madh i përmasave botërore, e cilësoi Fatos Kongoli gjeniun e letrave shqipe, Isamil Kadarenë.
Në një deklaratë për mediat pas homazheve në TKOB, Kongoli vlerësoi kontributin e tij në letërsinë shqipe dhe e cilësoi atë një shkollë letrare që do të frymëzojë brezat e rinj.
“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore. Si autor e kam adhuruar gjithmonë. Është një shkollë e fenomen letrar.
Ka shumë shkrimtarë të rinj që e imitonin. Vitet e fundit u miqësuam shumë me njëri-tjetrin. Takoheshim shpesh. Muhabetet tona ishin nga më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe flisnim në mënyrën më të lirshme”.
Të shumtë janë personalitetet që kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.