Aktualitet/LajmePolitike

“Thethi, destinacion turistik”/ Rama: Nuk u kujtuam vonë për Shkodrën, nuk na është dhënë mundësia të bëjmë më shumë

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar titujt e pronësisë së banesave në Theth.

Kreu i qeverisë deklaroi se tanimë Thethi është kthyer në destinacion europian turistik.

Sipas Ramës, qeveria nuk është kujtuar vonë për Shkodrën, por se nuk i është dhënë mundësia për të bërë më shumë.

“Por ligjërisht, këto janë punë të ndara, një pjesë të këtyre punëve janë të pushtetit vendor. Ne nuk jemi kujtuar për Shkodrën vonë, por nuk ka është dhënë mundësia të bëjmë më shumë. Në një rast absurd, një individ, nuk ka rëndësi emri, ka çuar në SPAK, Bashkinë e Lezhës për shkak se ka raparuar trotuare, që sipas tij, nuk janë në kompetencën e bashkisë, pasi janë trotuare që gjenden në rrugën hyrëse kombëtare në Shëngjin. Një çmenduri, por pa bashkëpunimin mes dy institucionevedhe ndërveprimit mes tyre, edhe kur bëhet diçka me vullnet të mirë, arsyeja që sot ky është një proces i realizuar dhe zotim i mbajtur, është sepse puna përgatitore ka qenë e bërë dhe Bashkia e Shkodrës eshte diçka tjetër sot. Kryetari i bashkisë në këtë kohë ka ardhur më shumë në Theth më shumë se kryetarët e tjerë të Bashkisë së Shkodrës. Thehi është destinacion europian turistik. Ju duhet ta ndjeni dhe ta kuptoni që keni një përgjegjësi dhe mision përtej shtëpisë tuaj”, theksoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button