Aktualitet/LajmeBota

Përqafime dhe të qeshura, pamje nga mikpritja e Putin në Korenë e Veriut

Në Phenian kanë nisur negociata midis delegacionit rus të drejtuar nga Presidenti Vladimir Putin dhe lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Për liderin e Kremlinit është rezervuar një pritje madhështore që në aeroport, i shoqëruar nga një autokolonë me motorë e blinda në vizitën e parë zyrtare të liderit rus në vend që nga viti 2000.

Ndërtesat në kryeqytet ishin të veshura me flamujt kombëtarë të Rusisë dhe Koresë së Veriut. Trengjyrëshi rus ishte kudo mbi flamuj, në kurora prej pëlhure që rrethonin të gjitha ndërtesat.

Kim Jong Un, ditën e sotme, mbërriti i pari në sheshin Kim Il Sung për të pritur autokolonën e presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi u luajtën himnet e Rusisë dhe Koresë së Veriut, anëtarët e gardës së nderit, kompanitë e forcave tokësore, detare dhe ajrore të Forcave të Armatosura marshuan para dy liderëve. Nën brohoritjet dhe thirrjet e pjesëmarrësve të shumtë në festë, Putin dhe Kim Jong Un hipën në një limuzinë Mercedes të hapur dhe vozitën rreth sheshit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button