Serbia nuk është optimiste për krijimin e Asociacionit nga qeveria e Kosovës. Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Athinë.
Reagimin e tij, Vuçeviç e dha pas një bisede prej rreth 1 orë me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Laçak.
“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë asociacionin.
Deri në fund të këtij viti, askush nuk e sheh formimin e asociacionit”, u tha Vuçeviç gazetarëve serbë në Athinë.
Ndërkohë i pranishëm në konferencë, Lajçak, deklaroi se, Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të ri i cili nuk duhet humbur.
Sipas, Lajçak i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përfundojnë reformat dhe të respektojnë vlerat europiane nëse duan të integrohen.