Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ilir Meta nuk përmbahet: Do i kap për veshi spurdhjakët dhe baxhellat e SPAK, që merren me mua dhe Berishën dhe s’arrestojnë Ramën e Veliajn. Jemi gati të vdesim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se mbyll sytë dhe hesht përpara krimeve të Edi Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Ilir Meta tha se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama.

Ai e etiketoi drejtësinë si “vegël qorre të Edi Ramës”, ndërsa theksoi se ky pushtet mbahet në këmbë nga “kapja e drejtësisë dhe strategjia e kanabizimit”.

Ilir Meta: Është Edi Rama dhe Veliaj që kthyen Tiranën në lavatrice të pastrimit të parave të pista, duke hedhur për tokë edhe kursin e këmbimit të euros dhe katicat e SPAK-ut ulin kokën si spurdhjakë duke falimentuar mijëra biznese të ndershme dhe duke shkaktuar ekspertet shqiptare.

Është Edi Rama që pronat e shtetit i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerë heshtjen e diplomatëve të huaj të McGonigalëve.

Në këtë vend të përmbytura nga këto afera SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon, ose bën sikur arreston duke dënuar disa drejtorë apo ministra që vetë ofrohen për të bërë burg për Ramën dhe Veliajn në mënyrë që të vazhdojnë bizneset e tyre. Krimi i rëndë i Ramës që SPAK ka heshtur, është afera e inceneratorëve.

Ilir Meta po ashtu tha çdo prokuror dhe gjykatës që mban dosjet do të japë llogari. “Për veshi do ti ngremë, sic vajti ai në burg do shkojnë dhe të tjerë”, tha Meta.

Ai theksoi se është detyra e opozitës dhe e Partisë së Lirisë që të fuqizojnë organizimin, pasi çdo gjë është e mundur, duke sjellë edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ilir Meta: Vendi është në një moment kritik, o shpërbehet mafia, ose kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të miat kohë më parë. Dhe jemi këtu dhe në këtë sallë. Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve, turpëron edhe fjalën baxhellë.

SPAK është një institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndalojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mban nën presion dhe shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë.

Do japë llogari çdo prokuror i SPAK, cdo gjykatës i korruptuar që fle mbi dosjet atje. Nuk ka McGonigal që i mbron. Për veshi do ti ngremë, sic vajti ai në burg do shkojnë dhe të tjerë.

Prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizimin e opozitës dhe të PL, që duhet të jetë zjarr kudo, që ti japim shpresë të rinjve mos largohen nga vendi.

Ndryshimi është plotësisht i mundur. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur nuk fiton kurrë. E kjo është një betejë për vdekje a liri.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button