![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/06/auto_Pa_titull1717841176-780x458.png)
Erdhi vera e bashkë me të dhe trafiku i rënduar. Nëse keni plan për tu nisur drejt bregdetit matuni dy herë, pasi duhet të llogarisni se mund të qëndroni të bllokuar me orë në trafik.
Në Lezhë mëngjesin e sotëm janë regjistruar qindra makina të cilët udhëtojnë drejt bregdetit të Shëngjinit.
Fluksi i pushuesve kryesisht kosovarë ka sjellë dhe trafik të rënduar përgjatë superstradës Milot – Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit.
Ky është vetëm fillimi i një kaosi që pritet të shoqërojë rrugët e Lezhës gjatë këtij sezoni veror pasi rrugët e ngushta dhe pa standard nuk përballojnë dot fluskin e automjeteve.