![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/06/800-0-796d2b1b4637d06021294bf1fca56c91-780x442.jpg)
Tensioni në Lindje të Evropës duket se ndihet dhe në… Sarandë.
Policia e Sarandës bën me dije se ka proceduar penalisht një shtetas polak, pas një konflikti me një shtetase ruse.
“Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak T. K., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa pajisje në banesën e një shtetaseje ruse (fqinje me të)”, njoftoi Policia e Sarandës.