Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kandidatja shqiptare për eurodeputete: Fredi Beleri po përdoret si vegël nga Greqia

Pati Vardhami, kandidate për eurodeputet tregoi se çfarë po ndodh në fushatat e partive greke.

Vardhami u shpreh në Shqip nga Rudina Xhunga se Fredi Beleri, kryebashkiaku i Himarës i dënuar për blerje votash, po përdoret si “vegël” nga partitë greke kundër Shqipërisë.

“Është folur shumë për çështjen Beleri këtu ne Greqi. Ditët e fundit sikur është qetësuar pak gjendja sepse u fol kaq shumë për një kohë të gjatë. U shfrytëzua në mënyrë nacionaliste kandidimi i rastit Beleri.

Fatkeqësisht fenomeni i nacionalizmit në Ballkan është shumë i fortë. Shohim shumë shpesh pushtetarë që ta përdorin si vegël nacionalizmin. Nuk na lejon të krijojmë marrëdhënie të mira mes popujve dhe vendeve.

Rasti i Belerit është i tillë. Është folur goxha në mediat greke, edhe nga opozita këtu. Por tani është një fakt.

Tani jemi futur në fushatë dhe flasim për të gjitha problemet që na shqetësojnë, në lidhje me këto zgjedhje, janë probleme që kanë të bëjnë me politikën dhe shoqërinë evropiane.

Kemi shumë për të biseduar. I jemi futur punës, kemi përveshur mëngët dhe po flasim me njerëzit për programin tonë, propozimet, ndryshimet që duam të bëjmë dhe kërkesat që kemi”, tha Vardhami.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button