Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama shtyn takimin me emigrantët shqiptarë në Angli?

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër që ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor, raportohet se është shtyrë.

Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet takimi, por mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Nga Kryeministria gjithësesi ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Burime nga PS thanë për Top Channel se po shikohej mundësia për ta zhvilluar këtë takim në muajt e ardhshëm, por pa specifikuar një datë konkrete.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë. Më datë 16 qershor është parashikuar edhe takimi i fundit, me shqiptarët në Dyseldorf në Gjermani.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button