Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Identifikohet një prej agresorëve që dhunuan avokatin e Berishës, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Raportohet se kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë. Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorve si dhe mjetin e përdorur. Mësohet se autorët kanë qenë me kapele dhe të veshur me të zeza.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Tre persona kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesi, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha në hetim për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’. Avokati është dhunuar me levë dhe me sende të forta. Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50 minuta  në zonën e ish bllokut, sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button