Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Në qershor, takimi me emigrantët shqiptarë në Britani”, Rama-Cameron: Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore do ta vijojmë

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron po mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit kokë më kokë. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se në këtë takim kanë folur për thellimin e marrëdhënieve dy palëshe.

Rama bëri po ashtu të ditur edhe datën kur do të takohet me emigrantët shqiptarë në Londër, që ishte 2 qershori.

Kryeministri iu referuar Sekretarit britanik për Çështjet e Jashtme si një avokat shumë të rëndësishëm për të gjitha çështjet transformuese të rajonit.

“Britania e Madhe ka shprehur interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shteteve në rajon.”

Gjatë konferencës të dyja palët u zotuan gjithashtu që ta vijojnë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Vullneti është i përbashkët për t’i shkuar në rrenjë këtij fenomeni.”

Gjatë vizitës në Shqipëri, David Cameron do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama, si dhe me presidentin Bajram Begaj e ministrin e Jashtëm Igli Hasani për një sërë çështjesh, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, krimin e organizuar dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button