Aktualitet/LajmeEkonomi

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin e zi”: Çfarë na pret në Shqipëri…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë të zbresë në pikun më të ulët në histori.

“Rritet numri i turistëve, bie euro. Prurjet që do vijnë nga monedha do e çojnë poshtë 100 lekë, do të shkojë 99, 98 dhe kjo do sjellë pasojë shumë të madhe për bizneset eksportuese. Duket se guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka vullnetin për të ndërhyrë, përtej asaj që e ngarkon ligji, çështja është kush mund të ndihmojë dhe si mund të ndihmojë.

Njerëzit mundohen të shfrytëzojnë çdo resurs të vetin për tu përshtatur me një realitet të ri dhe kur nuk ia dalin kërkojnë ndihmë, kështu janë dhe bizneset po kërkojnë ndihmë. E shohin që nuk iu kap këmba në tokë dhe mund të mbyten. Fasonët kanë nevojë për grante”, tha Pano Soko.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button