Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Xibraka” – Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant kokaine në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Edi Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që unë mund të merrja. Tani ka edhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi. Të konfirmohet kallëzimi sepse ky “zotëria Çingia” është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë 2 aty në SPAK, është kjo dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë dhe jam i lumtur që gjëja është futur në rrugën e drejtësisë dhe SPAK-u ta thotë, o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe e B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia, një nga këto të dyja. Këtu nuk mund të ketë edhe kështu, edhe ashtu. Këtu, ose njëri, ose tjetri duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button