Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Bllokoi foltoren, Nikolla e përjashton nga seanca, Basha e pret vendimin me të qeshura

Kreu i PD Lulzim Basha është përjashtuar nga seanca pasi ka bllokuar foltoren duke mos pranuar ta lirojë edhe pas paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla.

“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje. Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla, e cila më pas ka marrë vendimin për përjashtimin e Bashës.

Nikolla e paralajmëroi se masa e marrë ndaj tij mund të rëndohet, ndërsa lajmëroi 5 minuta pushim.

Ndërkohë vendimi është marrë lehtë nga kreu i PD, i cili ka shpërthyer në të qeshura.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button