Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pret liderët në Pallatin e Kongreseve

Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si dhe rruga drejt integrimit të rajonit në BE.

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në hyrje të Pallatit të Kongreseve, ku po pret me radhë liderët që marrin pjesë në këtë samit.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Nuk do të jetë fizikisht pjesë e samitit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës do të transmetojë mesazhin e tij virtualisht. Ai nuk do të jetë pjesë e samitit në Tiranë për shkak të angazhimeve.

Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç . Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button