Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Bardhi dhe Noka kanë nisur një tur takimesh në ditën e Shën Valentinit në Shkodër

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë nisur sot një tur takimesh në ditën e Shën Valentinit në Shkodër.

Deputeti Noka ka deklaruar se nga Shkodra do të nisë qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës.

“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi.

Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.

Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button