Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Projekt-rezoluta e PE për Shqipërinë/ “PS kërkon Reformë Zgjedhore të njëanshme”, Meta: Domosdoshmëri mosndërhyrja e politikës në drejtësi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka reaguar për projekt-rezolutën e miratuar dje nga PE për Shqipërinë, ku nënvizohej bashkëpunimi me opozitën. Në një dalje për mediat, Meta theksoi se drejtësia në Shqipëri është me regji.

“Partia e Lirisë përshëndet Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit.
Vlerësoj gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës dramatike në vendin tonë, në veçanti diagonistikimin e duhur të të gjitha problematikave, në çdo fushë, që e kanë bërë të pamundur përparimin e vendit tonë në këtë proces. Bashkëndaj të njëjtin qëndrim lidhur me nevojën ulëritëse të forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës. Në Rezolutë theksohet me force se është jetik funksioni i kontrollit dhe i balancës që duhet të luajë Kuvendi, për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button