
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi sot me mbështetësit e tij në kryeqytet, një ditë para Kuvendit të PD-së.
Përmes një postimi, Salianji u shpreh se pjesëmarrja e demokratëve në Tiranë dha një mesazh të qartë kundër asaj që ai e cilësoi si “farsë”, ndërsa theksoi se opozita nuk mund të reduktohet në dekor politik.
“Tirana sot dha mesazh të qartë: farsa nuk mund të zëvendësojë demokracinë.
Mijëra demokratë në Tiranë dëshmuan se opozita nuk është dekor dhe se qytetarët nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësisë.
Përballë farsës, përgjigjja jonë mbetet qëndresa”, shkroi Salianji.



