Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhi

Aksident i dyshuar si akt terrorist ne Durres. Vdesin dy femije dhe nje i trete ne spital

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos ne gjendje te rende nje i trete, ka tronditur banorët e Durrësit dhe po merr reagime te shumta ne mediat e vendit.

Dëshmitarët dhe fqinjët në vendngjarje shprehen të shokuar nga përmasat e tragjedisë, duke theksuar se viktimat ishin fëmijë të moshave shumë të vogla. Banorët sqarojnë se fëmijët nuk ishin në rrugë, por po qëndronin në trotuar në momentin e goditjes fatale nga makina. Ata thonë se lagjia cilësohet si problematike për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë. Gjithashtu, banorët shprehin zemërim të thellë për faktin se drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke lënë makinën pas.

Shumë e rëndë, shumë e rëndë. Zoti e di si u bë… Zoti e di çfarë po shohim! Çfarë bëhet kështu, fëmijët në rrugë!!. Zakonisht mjetet lëvizin me shpejtësi këtu. Shumë e rëndë”,-thotë një prej banorëve të zonës.

“Të shokuar, të tronditur jemi se janë fëmijë. Edhe ishin në trotuar, nuk është se ishin në rrugë?’, – shprehet një banore.

“Ka ngjarje më të rëndë se ikën dy foshnja? Edhe të moshuar po të ishin, çfarë… S’kemi çfarë të themi. Fëmijët i njoh se i kam komshinj….. Mesazhi është për vetë shtetin që t’i bëjë sinjalizimet në rrugë. Makinat jo këtu, po kudo që të vesh makinat e kanë bërë të modës. Se nuk është vetëm kjo rrugë problem, është problemi i rrugëve kudo. T’u jepet zgjidhje”, shton një tjetër banorë.

Nderkohe qe reagimet dhe alarmi i prinderve ne qytetin bregdetar ka pasuar me reagime te ndryshme nga politika dhe shoqeria civile. Aktualisht prej  disa oresh gjednja shendetesore e femijes se trete te plagosur paraqitet ende me probleme serioze.  Nga ana e ministrise se Shëndetësisë njoftohet se aktualisht 8-vjeçari i demtuar nga ky incident, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe paraqitet me dëmtime të shumta.

“Është koshient, por në gjendje të rëndë”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Nikoll Radaçi 57 vjeç, pasi aksidentoi tre fëmijët e mitur të moshës rreth 10 vjeç. Pas procedurave dhe kryerjes së testit të alkoolit, Nikoll Radaçi ka rezultuar pozitiv. Ne serine e reagimeve dhe deklaratave per kete rast te rende ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në rrjetet sociale. Balla thekson se ngjarja nuk duhet konsideruar si aksident rrugor. “Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në timon, por një terrorist”, shprehet Balla

Artikuj të lidhur

Back to top button