BlogKryesoreOpinions

Shpifja ne Kodin Penal: Cfare ndodh me pas?!

Nga Elvin Luku-
1. Depenalizimi i shpifjes jo vetem qe nuk eshte kryer por eshte renduar dhe lidhur nominalisht me gazetarin, qofte ky i regjistruar apo i paregjistruar;
2. Nese paditet penalisht per shpifje, ligji i ri parashikon qe gazetari ne gjykate duhet te vertetoje para trupit gjykues qe ka verifikuar informacionin ne disa burime (citohet Kodi etik) duke rrezikuar ekspozimin e burimeve.
3. Druaj se me kete version gazetaret do te orientohen drejt regjistimit. Nese kjo ndodh duhet kapur situata ne kohe: Regjistrim ne forme vetedeklarimi ne unione ose organizata aktuale/ te reja, ku te jene mbi tre, me mundesi zgjedhje nga gazetari.
4. Nese situata nuk kthehet, duhet luftuar qe regjistrimi te mos nenkuptoje ne asnje rast licencimin, por vetem vetedeklarimin me mundesi perzgjedhje ne nje nga unionet (jo me pak se tre)
5. Nese regjistrimi i gazetarit centralizohet apo kanalizohet ne institucione/agjenci publike, sitata rendohet keqazi.
6. Unionet e gazetareve (jo me pak se tre), te cilat mbajne vetedekarimin e gazetareve, duhet te:
– garantojne te drejtat e gazetareve;
– kornizojne kontraten tip, me te drejtat te garantuara. negociojen elemente te tjere pertej saj;
– garantojne mbrojtje ligjore falas ndaj reportereve te anetaresuar.

Artikuj të lidhur

Back to top button