
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me komunitetin e biznesit ku është zhvilluar një dialog i hapur lidhur me “paqen fiskale”.
Kryeministri sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.
“Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë.
Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.
Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon rrit formalizimin dhe ul tatimin.”, tha Rama.



