Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Polemika në Itali për vendimin e Kushtetueses në Shqipëri

Qeveria italiane duket e pashqetësuar që pezullimin e përkohshëm që i bëri Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

Mediat italiane shkruajnë se nga zyra e kryeministres Meloni nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për këtë çështje. Megjithatë, burime nga kabineti qeveritar në Romë thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, për shkak në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Për opozitën italiane, vendimi i Kushtetueses në Tiranës është një “shuplakë e fuqishme” që i jepet asaj që nga opozita konsiderohet si marrëveshje e jashtëligjshme, siç tha deputeti i të gjelbërve Angelo Boneli.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera se pse u vendos pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjes.

“Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Ankesa ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit.

Na kërkohet ta shqyrtojmë protokollin në detajepër ato dy pretendime të ngritura nga një e katërta e Kuvendit të Shqipërisë, por e përsëris, ne nuk kemi hyrë vërtet në këtë çështje”, tha ajo.

Zaçaj thotë se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e marrëveshjes brenda 6 Marsit të vitit të ardhshëm.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button