Aktualitet/LajmeNdodhi

Të shtëna me armë në Peqin, i pranishëm në konflikt edhe kryetari i bashkisë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peqinit.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se në momentin e të shtënave i pranishëm në konflikt ka qenë dhe kreu i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

Sipas të dhënave paraprake kryebashkiaku ka debatuar me personin që dyshohet të ketë qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Mësohet se policia ka reaguar me shpejtësi dhe grupi hetimor në vendngjarje ka identifikuar personin që ka përdorur armën. Ky i fundit rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button