Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Zyrtari i lartë i DASH vjen në Tiranë, Departamenti Amerikan zbardh axhendën

Zëvendës sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nga 7-11 janar.

DASH ka zbardhur axhendën, ndërsa thotë se në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu ai do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj afganëve.

Ndërsa në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Artikuj të lidhur

Back to top button