Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhi

Zemerimi i Gjenerates Z paralajmeron Gjermanine

Nga Bahri Cani-

A duhet të protestoje rinia – çfarë mendojnë gjermanët dhe çfarë mendoni ju?
Nuk e di si i shihni protestat e të rinjve në më shumë se 30 vend në Gjermani, por në sondazhet e fundit thuhet se 82% e gjermanëve mendojnë se politika nuk po kujdeset sa duhet për problemet e rinisë.
Lëvizja “Gen Z regelt” ka paralajmëruar protesta edhe për datën 20 nëntor. Në protestat e kaluara disa grupe hiliganës dhe protestuesish të dhunshëm kanë keqpërdorur protestat në Gjermani dhe kanë thyer e plaçkitur. Ndaj shumica dërmuese e të anketuarve, rreth 95 % e hedh poshtë dhunën si mjet për zgjidhjen e problemeve në Gjermani.
Ndërsa sa i përket protestave shumica dërmuese mendon se ato duhet të mbështeten dhe se shqetësimet e të rinjve janë në rregull.
Të rinjtë kanë kërkuar kushte më të mira sociale, kushte më të mira për jetë, mosfutjen e shërbimit ushtarak me detyrim, përmisimin e klimës, më shumë investime në sistemin arsimor, masa kundër rritjes së qirave etj…
Protestat e Gjeneratës Z po shihen nga shumë analistë si një sinjal paralajmërues për politikën gjermane, duke treguar se një pjesë e madhe e të rinjve ndihen të lënë pas dore dhe pa besim se institucionet aktuale mund t’u japin zgjidhje problemeve të tyre.

Artikuj të lidhur

Back to top button