Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Zbulohet qendra e masazheve në Tiranë/ Arrestohet 31-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Në pranga edhe…

Policia në Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kamuflimi 2”. Efektivët kanë zbuluar një qendër masazhesh, ku ushtrohej prostitucion. Policia vuri në pranga një 31-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.

 

 

Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.

Si rezultat i tij:

▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button