Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Nuk duam luftë, mbrojtja e vendit prioritet

Valët e sulmit terrorist në Moskë duket se kanë tronditur edhe Serbinë. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë u zhvillua në orët e para të së shtunës, mes shqetësimeve për atë që kishte ndodhur në shtetin mik të Beogradit.

Pas takimit, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se siguria e qytetarëve serbë ishte prioritet dhe se do të mbronin vendin e tyre në ato që i quajti rrethana shumë komplekse gjeopolitike. Detyrat janë ndarë dhe do të krehën, tha Vuçiç pas seancës.

Sakaq ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se nuk kanë informacione se një Serbia është e kërcënuar, dhe garantoi se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme.

“Pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat u përballëm, duke marrë parasysh situatën në rajon, në Kosovë dhe Metohi, aktin terrorist në Moskë dhe konfliktet e ndryshme që ekzistojnë nëpër botë, situata e sigurisë në Serbi është e qëndrueshme”.

Ai tha se ushtria serbe dhe të gjitha shërbimet e sigurisë janë duke ndërmarrë masa parandaluese për të penguar çdo akt të prishjes së rendit. Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare morën pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë, pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë, përfshirë kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç dhe ministrin e Brendshëm Millosh Vuçeviç.

Në një deklaratë mbrëmjen e së premtes, presidenti Vuçiç tha se kishte disa arsye për të mbajtur seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por se shkaku i menjëhershëm ishte sulmi terrorist në Moskë.

Po duke sugjeruar se ngjarjet në Kosovë ishin gjithashtu në fokus takimit, ai tha se Serbia nuk dëshiron të ngutet në konflikte ushtarake, edhe pse siç pohoi, disa duan ta tërheqin vendin në konflikt. Deklarata e tij, erdhi pasi kryeministri Kurti shfaqi një video ku dukeshin forcat e armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button