Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Vrasja brenda burgut, Ulsi Manja replika me gazetarët: Familjarët e të dënuarve të qetësohen! Situata nën kontroll

Ministri i Drejtësisë Ulsi Majna ka reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme brenda burgut të Peqinit, ku një i burgosur ekzekutoi me armë zjarri një të dënuar tjetër.

Jo pak i revoltuar, Manja u shfaq para kamerave pranë burgut të Peqinit, duke thënë se çdo gjë është nën kontroll, dhe se jeta e të burgosurve është e sigurtë. Megjithatë ai nuk shpjegoi se si kyri arma e zjarrit në burg, ku ndodhi vrasja dhe pse ishte urdhëruar vendosja e autorit Sokol Mjacaj në regjimin 41-bis, pak çaste para bërjes publike të krimit.

Manja u konfrontua nga gazetarët, por tha se nuk do të flasë pasi nuk mund të cënojë hetimet që ka nisur prokuroria për ngjarjen.

“Pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të institucionit. Pas dorëzimit i është vënë në dispozicion prokurorisë së Elbasanit. Ngjarja është e rëndë, por nuk ka patur në asnjë moment cenim të sigurisë së jetës së personelit. Për dinamikën e ngjarjes duhet të presim hetimet që po kryen prokuroria dhe SHKB. Unë jam Ministri i Drejtësisë dhe nuk jam prokuror. Dinamikën se si ka ndodhur ngjarja, si ka hyrë arma, janë çështje që i përkasin hetimit. Dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtr dënimin në IEVP Peqin, aty kemi dhe regjim të posaçëm. Sot ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjim të posaçëm, procedurë që jam i detyruar ta zbatoj. Ju lutem mos më bëni pyetje që cënojnë hetimin.

Unë jam këtu sot dhe do të jem edhe ditët në vazhdim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë të institucionit që menaxhoj unë. Përgjegjësitë e tjera penale i përkasin prokurorisë. Kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gatishmërisë në burgje, është një praktikë që bëhet pranë festave, por kjo ngjarje e përshpejtoi. Të gjithë familjarët që kanë të dënuarit të qetësohen. Situata në të gjitha burgjet tona është nën kontroll”, deklaroi ministri Manja.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button