Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare”, Spartak Ngjela: Rama shkoi në Selanik t’u tregojë se jemi të fortë

Avokati Spartak Ngjela komentoi në Report TV aktivitetin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin. Ngjela thekson për Arbër Hitajn se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë.

“Janë 4 milion arvanitas në Greqi. S’kanë shkolla shqipe. Çdo shtet duhet të ketë personalitetin e tij. Pse nuk kërkon shkolla qeveria shqiptare për arvanitasin atje. Janë autoktonë. Të tjerët janë të ardhur. Autoktonë janë shqiptarët dhe një grup i vogël grekësh. Janë të gjithë të ardhur nga Anadolli. Ne e kemi racën të barabartë me arvanitasit. S’kemi asnjë konflikt me ta. Çfarë kërkojnë ata?”, tha Ngjela.

Vorio Epiri sipas Ngjelës është një injorancë anti-shqiptare:

“Çfarë ka reaguar Athina? Nuk ka thënë gjë. Nga i merrni,. Nuk kam dëgjuar gjë. Vajti atje takoi shqiptarët dhe iku. Dhe iu tha që Vorio Epir nuk ka se është një budallallëk dhe injorancë anti shqiptare që e kanë pasur qeveritë reaksionare greke. Vorio Epir do të thotë Epir i veriut. Po i jugut ku është? Rama vajti atje për të treguar se jemi të fortë. Dhe mirë bëri.”

Ligji i luftës i Greqisë me Shqipërinë nuk ekziston sipas avokatit pasi jemi dy vende në NATO.

“Ligji i luftës është hequr. E kanë deklaruar, ka marrë fund. Janë kot broçkulla që nxjerrin anti shqiptarët. Shqipëria është në NATO. Bëhuni njerëz tamam,. Mos dëgjoni injorantët në trotuare. Shqipëria dhe Greqia janë në NATO, si ka mundësi të jenë në gjendje lufte dy anëtarë të NATO. Jemi në NATO të dy. Kush e kërcënon njëri tjetrin? Po të ishte çështja e Vorio Epirit, po të vinte veton Greqia nuk hynim në NATO. Ne kemi hyrë në NATO. Mori fund”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button