Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Vizita e Blinken, Tarifa: Nuk ka vend për takim me opozitën. Berisha i mohuar nga SHBA, për amerikanët nuk ekziston

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa thotë se vizita në Tiranë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që do të zhvillohet më 15 shkurt, ka në agjendë marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar dhe nuk ka vend për takime me opozitën.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Tarifa u shpreh se Sali Berisha është i mohuar nga SHBA dhe se për amerikanët, ai nuk ekziston.

“Edhe kjo është nje vizitë ndërshtetërore. Marrëdhënia e DASH, si administratë amerikane, mbahet me qeverinë e Shqipërisë, kryeministër i së cilës është Edi Rama.

Ai është mikpritësi në këtë shtëpi dhe ambasada amerikane sigurisht. Për opozitën nuk ka vend. E para, Sali Berisha nuk hyn asgjëkundi këtu. Ai është i mohuar, për SHBA ai nuk ekziston, nuk është një politikan që duhet marrë në konsideratë.

Për opozitën tjetër, është e përçarë. Tjetra është një opozite që ende nuk po jep shenja jete. Nuk besoj hyn në këtë agjendë.

Kjo është agjenda për marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar, jo me opozitën. Opozita është e ngrehinës politike, por në këtë rast është shteti”, theksoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button