Aktualitet/LajmeSociale

Vijojnë protestat e fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë–Janinë bllokohet sërish

Fermerët në Greqi ka vijuar sërish protestat deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre. Si pasojë e protestave, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar, ga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke).

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, thuhet në njoftim.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Artikuj të lidhur

Back to top button