Pamje shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një grup vajzash adoleshente që janë përfshirë në një sherr.
Një një moment të përplasjes mes tyre, njëra nga vajzat kap për flokësh një tjetër dhe e përplas në tokë, duke shkaktuar një situatë shumë shqetësuese.
Videoja është filmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës
Fenomeni i dhunës mes të rinjve shqiptarë është duke u kthyer në një problem serioz, që ka marre përmasa të frikshme. Rastet e tilla tregojnë një mungesë të theksuar edukimi social dhe emocional, si dhe ndikimin negativ të kulturës së dhunës që shpesh është e pranishme në shoqërinë shqiptare.
Kjo ngjarje alarmante duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë shoqërinë për të reflektuar mbi përhapjen e dhunës dhe pasojat e saj në jetën e të rinjve shqiptarë.