Një dëmtim i rëndë ka ndodhur në sfidën mes Skocisë dhe Hungarisë në Stuttgart. Sulmuesi hungarez, Barnabas Varga u përplas në zonë dhe ra menjëherë në tokë. Gjendja e tij dukej e rëndë, pasi lojtarët shkuan menjëherë ta mbulonin, ndërkohë që stafi mjekësor jepte ndihmën e parë. Më pas ai u shoqërua menjëherë me barelë jashtë fushe, duke u transportuar në spital. Tifozë të shumtë në stadium u përlotën. Në anën tjetër ndeshja rifilloi sërish pas transportimit të Varga jashtë stadiumit.
0 1 Më pak se një minutë