Aktualitet/LajmeSociale

Vendi nën sundimin e dëborës, ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi Bogë-Theth

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes rrjeteve seociale se në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës. Po ashtu raportohet se tanimë rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Sakaq, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. “Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shprehet ARRSH.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button