Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Ulu pi kafe, po shpinën mos jau kthe”, zbardhet dosja për planin e vrasjes së Valter e Durim Bamit, Emiljano Shullazi: S’ka blindë që e ruan! Del vetëm një herë në javë,

Zbardhet dosja nga përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka.

Në të dhënat e siguruara për Balkanweb, evidentohen bisedat në lidhje me eliminimin dhe lokalizimin e shënjestrave të atentatit.

Pjesë nga dosja:
Më datë 20.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami, gjithashtu i tregon vende ku mund të realizohet pritë dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret me qëllim realizimin e vrasjes. Sa më sipër i shkruan:

…Ne Urë të Gjoles kemi një shtëpi për me e ruajt përballë Eldës kur vjen 3 minuta larg, është në
anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don me armë, te garazhi im. Po krym pun me atë gru qim Durim Bamin, ë tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë, të vijm ne 4 vëllezërit aty, pim dicka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snaiper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr te Ura e Gjoles në Thumanë.

 

 

Më datë 21.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndokës) sepse po flet shumë dhe ju ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Purim Bami. Arian Tuku shkruan:

… nipi, palla si mban gja goja i ka thënë “kapeles”

(shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami)

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.
Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë episod, rezulton se:

Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizur me makinë tip Range Rover.

Më datë 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit ndër të jep porosi që mos t’ju ketë besë shtetasve Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur

…Vallahi zdi Marglen, e ca sbëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jau kthe.

Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan:

…si t’ja bëjmë me e kap kurvën….me e rrjep me e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blindë që e ruan.

Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij:

…po më thot tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën tij.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button