Kryeministri Edi Rama thotë se është e turpshme që është abuzuar me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen italiane, Giorgia Meloni në kampin në Shëngjin, Rama u shpreh se mbi Shqipërinë është hedhur baltë.
Duke iu përgjigjur dokumentarit të Rai 3, Rama tha se ndonëse atje përmendet mafia shqiptare në vendin tonë nuk ka grupe mafioze si Ndragheta dhe Cosa Nostra dhe as premisa që grupet kriminale të emërtohen “mafie”.
“Më lejoni të shpreh lehtësinë dhe kënaqësinë time që ju shoh këtu shëndoshë e mire e mirë. Më duhet t’ju rrëfej se e kemi marrë shumë seriozisht këtë sulm.
Nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafia shqiptare, vetë prokurori tha se nuk mund të flasim për grupe si Ndragheta dhe Cosa Nostra. Nuk ka “mafie” koncept mjaft i përdorur ky duke tentuar të hidhet baltë mbi Shqipërinë.
Shpreh trishtim për gjysmë-të vërtetat të cilat janë thënë nga media italiane, me qëllimin për të hedhur baltë për vendin tonë, e për të sulmuar këtë marrëveshje. Duhet të kenë turp ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt. Kjo në kurriz të shqiptarëve, Shqipërisë dhe të vetë publikut Italian”, theksoi ai.