Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Themeluesi i AALEA Elton Shametaj vlerësohet nga Akademia e Sigurisë

 

Nga Arber Dalmati

 

Në një akt të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane, Elton Shametaj, themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit (AALEA), u vlerësua nga Ilirjan Mandro, Rektori i Akademisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Ky vlerësim nënvizon rolin kyç të Elton Shametaj dhe të shoqatës që ai drejton në ndërtimin e urave lidhëse mes autoriteteve shqiptare dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në SHBA.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit ka krijuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes profesionistëve të zbatimit të ligjit nga të dy vendet. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ajo ka ndihmuar në përshtatjen e praktikave më të mira amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, duke kontribuar në rritjen e standardeve të sigurisë dhe forcimin e shtetit ligjor. Kjo shoqatë është kthyer në një shembull të shkëlqyer të rolit që diaspora mund të luajë në zhvillimin institucional dhe profesional të vendit të origjinës.

Gjatë pranimit të vlerësimit, Elton Shametaj falenderoi rektorin Mandro dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. “Jam thellësisht mirënjohës për këtë nderim dhe për mbështetjen e Akademisë së Sigurisë. Ky vlerësim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ata drejtues dhe anëtarë të AALEA-s që punojnë për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së, Shqipërisë dhe Kosovës. Shoqata jonë mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të ndërtuar ura të reja partneriteti,” u shpreh Shametaj.

Përveç rolit ndërkombëtar, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit luan një funksion të rëndësishëm edhe brenda komunitetit shqiptaro-amerikan. Ajo ka rritur aktivizmin e saj duke ofruar mbështetje për profesionistët shqiptarë, duke nxitur bashkëpunimin brenda komunitetit dhe duke promovuar vlerat shqiptare në arenën amerikane. Aktivitetet e saj kanë kontribuar në forcimin e identitetit dhe solidaritetit të komunitetit, duke e pozicionuar atë si një aktor të rëndësishëm për përparimin e çështjeve shqiptare në SHBA.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button