Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Tensionet në Kuvend, Peleshi – demokratëve: Ne nuk djegim karriget tona për të protestuar, t’i rikthehemi normalitetit

Kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi i është përgjigjur opozitës e cila pretendon se është shkelur ligji për përjashtimin nga Kuvendi dhe sipas tyre këtë e tregoi dhe vendimi i gjykatës e cila rrëzoi dënimet e Kuvendit.

Peleshi iu është drejtuar deputetëve të PD-së të ndajnë mendjen se janë me dy standarte, të pranojnë apo jo vendimet e gjykatave.

Gjithashtu Peleshi u bëri thirrje deputetëve të PD-së që të mos djegin karriget e Parlamentit dhe që seancat plenare të kthehen në normalitet.

“Duhet ta ndajmë mendjen ca raporti duhet të vendosim ne me drejtësinë. Gazi të lutem më lër të flas! Ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të vendimit të gjykatës ju jeni sot këtu. Ne mund të mos jemi dakord me këtë vendim.

Është e vërtetë Flamur ajo që ka gjykuar kolegu më parë. Ne kemi një standard tjetër. Në një vendim që është bërë, deformon, ju jeni sot jeni këtu. Ne nuk po djegim karriget tona për të protestuar nga një vendim gjykate.

Ne duhet të vendosim një standard normaliteti. Të mos djegim karrigen, por të ndjekim procedurën. Ne nuk jemi dakord, por s’do të thotë të bllokojmë Foltoren. Nëse jeni për normalitet, të lëmë procedurën të rrjedhë.

Kuvendi ka vendin e vetë të pa zëvendësueshëm. Jemi në sezonin më të rëndësishëm. Nuk ka një fushëbetejë për opozitën për të bërë opozitë. Kështu që ju bëj një kërkesë qytetare. Të lëmë diskutimin e masave disiplinore.

Ju sot shkundi një vendim gjykatë. Pra ka bërë një gjykim në vlerësimin tim të gabuar pasi ka hyrë në nën territor që s’i takon. lejojeni foltoren në dispozicion të përfaqësuesve të qytetarëve”, tha Peleshi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button