Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Te merkuren proteste para Ministrise se Brendshme

 

 

Shqiptarët Kundër Krimit!
Krimi në vendin tonë çdo ditë e më shumë po avancon duke na e pamundësuar jetesën normale.
Sasia e parave të pista në qarkullim po rrit artificialisht çmimet dhe po i bën qytetarët që jetojnë me djersën e ballit të duken gjithnjë e më të pamundur përballë këtij modeli.
Përdorimi i qyteteve si kazane në të cilat pastrohen lekët e tyre po e pamundëson që qytetarët që punojnë në mënyrë të ndershme të përballojnë qiratë, lëre më të imagjinojnë të blejnë shtëpi të tyre.
Përdorimi i partive politike si vitrina në të cilat kriminelët promovohen dhe mbrohen po i bën qytetarët të humbasim besimin te forca e tyre.
Përdorimi i rrugëve në të cilat qytetarët kalojnë si pista garimi apo pista ndjekje për viktimat e radhës po e bën gjithnjë e më të pasigurtë jetën e
Ky model ka për qëllim të na bëjë të bëjë të gjithë shoqërinë të ndihet e korruptuar, e kriminalizuar dhe bashkëfjatore në këtë krim që i bëhet çdo ditë vendit. Fajesia kolektive duhet te marre fund. Nuk jemi dhe nuk mund te jemi te gjithe as te korruptuar dhe as kriminele.
Ne besojmë se shumica e shoqërisë përbëhet nga njerëz të ndershëm që jetojnë me punën e tyre, ndaj i themi jo çdo lloj alternative kriminale në familje, shoqëri dhe politikë!
Ndaj, pas këtyre ngjarjeve mblidhemi ditën e mërkurë në orën 18:00 përpara ministrisë së brendshme, për ti treguar shtetit, shoqërisë dhe njëri tjetrin se nuk do të ketë kompromis me krimin e të gjitha llojeve.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button