Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Të enjten seanca e fundit e parlamentit, heqja e imunitetit të Berishës pika e parë në rendin e ditës

Të enjten do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila është parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Një ditë më parë Këshilli i Mandatave miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Berishës.

Me votat e PS u bashkua edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë Klotilda Bushka u caktua relatore, e cila do të hartojë raportin që do ti dorëzohet seancës plenare.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button