Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Takimi i treshes Trump-Xi Jinpin dhe Putin ne Shenzhen. A ndrysoi Amerika aleatet?!

Nga Bahri Cani-

Po tani, cila ishte esenca dhe cila ishte dobia e takimit “historik” në Kinë dhe çfarë përfitoi Amerika dhe aleatët e saj? Apo Trumpi ndryshoi aleatët?
Kjo pyetje është shtruar nga shumë politikanë e media perëndimore, pas takimit historik në Shenzhen mes Trumpit, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Kritikat janë shumë të mëdha ndaj Trumpit.
Fotografia vërtet ishte historike, por jo edhe përmbajtja, thonë kritikët e Trumpit. Kritikat nga opozita në SHBA janë shumë të forta. Ish-zëvendëspresidenti demokrat amerikan, Al Gore, deklaroi në një intervistë për CNN se nuk ishte “i befasuar, por i demoralizuar” nga afrimi i Trumpit me Vladimir Putinin, përkundër luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Gore tha se mbetet enigmë e presidencës së Trumpit, që ai si duket, “gjithmonë bën atë që kërkon Rusia”. E shumë kritika, jo vetëm në Amerikë, ka shkaktuar edhe afërsia e Trumpit me Putinin, të cilin e quajti si “mik të tij”, ndërkohë që ai dyshohet për krime lufte.
Në Amerikë shumë analistë konsiderojnë se takimi i përbashkët i Putinit, Trumpit dhe Xi Jinpingut u konsiderua një sukses diplomatik për Kinën. Pekini arriti të vendosë në qendër të vëmendjes një temë që i shërben kryesisht interesave të veta.
Lideri demokrat në Senat, Chuck Schumer, e quajti udhëtimin e Trumpit dhe takimin me Putinin dhe Xi si “një turp historik dhe tradhti”. Ai mendon se Presidenti amerikan “u përkul para kundërshtarëve të tij” vetëm për një fotografi simbolike.
Disa senatorë të tjerë thonë se Amerika duhet ta bëjë shumë të qartë se kush janë miqtë e saj, ndërsa Trumpi duket se në këtë rreth e ka futur Putinin, duke e quajtur si “mikun e tij”.
Sa i përket rezultateve konkrete, ata nënshkruan një Deklaratë me katër pika, por nk ka asnjë marrëveshje për Ukrainën, Iranin, Tajvanin, Lindjen e Mesme…
Është një rezultat shumë i mirë që presidentët ranë dakord të nisin një dialog mbi rreziqet bërthamore, por nuk u përcaktuan kufij për armët atomike, nuk u përcaktuan objektiva konkrete apo afate kohore. Ndërsa në konfliktin tregtar me Pekinin mbetet në fuqi vetëm “armëpushimi” aktual, i cili skadon në janar dhe nuk është zgjatur.
Me një fjalë, Trumpi kthehet nga samiti në Shenzhen me një fotografi historike. Por në Uashington, Bruksel, Berlin, Paris e Londër debati vazhdon: çfarë fiton Amerika dhe çfarë fituan aleatët e saj nga kjo pamje simbolike? Apo Trumpi vërtet ka ndryshuar aleatët strategjikë?

Artikuj të lidhur

Back to top button