Tag Archives: Shqiptarë

“Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm”- BIRN: Papunësia dhe varfëria po ‘zbraz’ qytetet e fshatrat

Mësuesi i anglishtes, Xhevair Shaqiri, thotë se nxënësit e shkollës së mesme ku ai punon në rajonin verior të Kukësit rrallë e lënë mësimin dhe ai e di pse. “Të gjithë duan të shkojnë në Angli”, tha Shaqiri për BIRN. “Në fshatrat e largëta situata është shumë më dramatike. Çdo familje ka të paktën një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar”. Mbretëria …

Read More »

Ministri britanik: 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, 88% e tyre janë shqiptarë. Të miturit rrëmbehen…

Ministri i Brendshëm britanik Simon Murray ka bërë një deklaratë tronditëse para Dhomës së Lordëve duke thënë se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur nga hotelet e Home Office në Britani, dhe se 88 përqind e tyre janë shqiptarë. Zbulimi vjen pasi Observer raportoi disa ditë më parë se një burim nga një hotel i Home Office në Brighton kishte pohuar se disa …

Read More »

SONDAZHI: Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy politikanët më të urryer shqiptarë

Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës. 56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen. Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe …

Read More »

BBC: Kalimet me gomone, zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria të marrë nga Këshilli i Qarkut Kent në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë zhdukur. Kështu shkruan e përditshmja britanike “BBC”, e cila ka zhvilluar një hulumtim për çështjen. Autoriteti vendor i tha prestigjiozes se ka marrë 197 fëmijë shqiptarë deri më 31 tetor, por 39 prej tyre janë zhdukur. “Ecpat …

Read More »

Prej disa muajsh e sëmurë, ndërron jetë avokatja e njohur Denisa Daka, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit

Ka ndërruar jetë avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion. Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh …

Read More »

Fluturimi sekret/ Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, ja kur mbërritën në Rinas

Të paktën 22 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e së mërkurës. Në një fluturim të fshehtë për në kryeqytetin e Tiranës, u deportuan kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm, raporton Daily Mail. Sipas medias britanike, ky vendim u autorizua nga Ministrja e Brendshme, Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët që të hyjnë në Britani duke …

Read More »

Beyonce zgjedh stilisten shqiptare për videoklipin e saj!

Gjithmonë e më shumë, Beyonce po shfaqet si një dashamirëse e bindur e stilistëve shqiptare. Queen B ka zgjedhur disa herë krijime të Valdrin Sahitit, e së fundi, ka preferuar sërish një bashkëkombasen tonë për ta veshur në njërin prej eventeve më të rëndësishme të saj. Këngëtarja me famë botërore ka piketuar për këtë rast stilisten nga Prizreni, Lena Berisha. …

Read More »

Gazeta e Ekuadorit shkruan për mafian shqiptare të kokainës: Vrasje makabre, atentate, pengje dhe “gola” mes tyre

Gazeta e Ekuadorit “Vistazo” i ka kushtuar një shkrim të gjatë veprimtarisë së grupeve kriminale shqiptare në këte shtet, në drejtim të trafikut të kokainës. Në shkrimin e gazetares Belen Arroyo, përmendet edhe se si mafia shqiptare mban pengje në Ekuador me qëllim sigurimin e ngarkesave të kokainës nga portet e Amerikës Latine për në Europë. Më poshtë, shkrimi i …

Read More »

60 euro grami/ Droga që shkaktoi masakrën shqiptare në greqi, ndëshkimi i “spiunit” me motor

Armando Lamaj dhe Andon Tefi rezultojnë shpërndarës kokaine në Athinë. Dy shqiptarët e vrarë mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të fundit, ku më pas të dy u lanë të lirë. Në 1 qershor ata ishin paraqitur të dy në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar. Bashkë me një …

Read More »