Aktualitet/LajmeBota

Speciale Buxheti 2025, Rama: 100 mln euro për bonusin e fundvitit për pensionistët

Në një fjalim të mbajtur sot në Parlament, Kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja mbështetëse për pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Sipas Ramës, mbi 511 mijë pensionistë do të përfitojnë një bonus fundviti që varion nga 100 deri në 150 euro, me një total prej 100 milionë eurosh të alokuara për këtë qëllim.

Pensionistët që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të marrin bonusin maksimal prej 150 eurosh, ndërsa ata me pension mbi këtë kufi do të përfitojnë 100 euro.

Gjithashtu, Kryeministri deklaroi se nga ky bonus do të përfitojnë edhe 65 mijë e 800 invalidë pune dhe 44 mijë e 600 persona nga kategoria e nënave kryefamiljare apo fëmijëve jetimë. Ndërkohë, rreth 210 mijë pensionistë do të marrin një bonus të dyfishtë.

Në të njëjtën kohë, Rama njoftoi një rritje të konsiderueshme të buxhetit për bujqësinë. Ai theksoi se buxheti prej 30 milionë eurosh i lënë në të kaluarën për këtë sektor tashmë është pesëfishuar, duke arritur në 145 milionë euro.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button