SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për inceneratorin e Tiranës, pas të cilit duket se po përfundojnë me masë sigurie arrest me burg dy zyrtarë të Bashkisë se Tiranës, Taulant Tusha drejtor dhe Namik Simixhi, si pjesëtar i Komisionit të tenderit, tani ne pension.
Ndaj dy zyrtareve ka akuze per shperdorim detyre
Gazeta TemA mesoi se bashkë me ta përsëriten disa masa sigurie për personazhe të tjere që ndërkohë janë nën hetim për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Masë të re ndëshkimore ka marrë dhe për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe pronarët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri etj.
Dy zyrtarët e bashkisë për të cilët kanë marrë masa sigurie, kanë qenë pjesë e procedurave për inceneratorin e Tiranës.
Kështu, sipas vendimit të SPAK, janë konfirmuar arrest me burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.
Ndërkaq janë vendosur në arrest shtëpie: Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
0 7 1 minutë lexim