Aktualitet/LajmeSociale

Skandali tek onkologjiku, Myslim Murrizi: Qeveria ka planifikuar me koshiencë që 1200 pacientë do vdesin

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi, komentoi skandalin tek Onkologjiku. Ish-deputeti u shpreh se qeveria ishte koshiente për atë që ndodhte.

Murrizi theksoi se që në planifikimin e buxhetit, qeveria la pa ilaç për kimion rreth 1200 pacientë.

“Onkologjiku është një nga gropat e zeza të pisllëkut të keqqeverisjes, një qelbësirllëk i politikës në tërësi. Përpos individëve të pistë që ka në çdo sektor, tek bluzat e bardha ka dhe bluza të zeza, por kjo nuk është përgjithësuese

Që në momentin që është planifikuar buxheti, vet qeveria ka qenë koshiente që kjo do të ndodhte. Sipas KLSH është planifikuar 15 deri në 20% ilaç për kimioterapinë në raport me kërkesat që janë. Janë rreth 6 mijë pacientë që kanë nevojë. Qeveria Rama, Beqja dhe Manastirliu kanë planifikuar me koshiencë që 1200 do të vdesin. Këta kanë bërë një ligj monopolizues. Kanë monopolizuar gjithçka, që nga lista e deputetëve”, tha Murrizi në A2 CNN.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button