BlogEkonomiKryesoreShendetiSociale

SISTEMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR FALAS?

Nga Irena Beqiraj-
Nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë një shqiptar paguan gjithmonë e me shumë nga xhepi për shpenzimet mjeksore.
Në 2005 paguanim nga xhepi 49.3% ndërsa në 2023, shqiptarët paguajmë 59,7 % të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi.
Përqindja me e lartë ne rajon edhe Europe .
Pra vitin 2005, për çdo 100 lekë të shpenzuara ne shëndetësi 50,7 lekë i mbulonte qeveria dhe 49,3 lekë dilnin nga xhepat e vet qytetarëve.
Dy dekada më vonë, pasi na u premtua shëndetësia falas, përveç 3.4% te pagës bruto qe paguajmë si sigurim shëndetësor, shqiptaret vazhdojnë të paguajnë më shumë nga xhepi i tyre. Në vitin 2023, për çdo 100 lekë të shpenzuara ne shëndetësi, shqiptarët paguajnë nga xhepi rreth 59.7 lekë, ose rreth 10.4 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2005.
Sistemi i kujdesit shëndetësor falas , nuk është falas, nuk është i shëndetshëm , nuk është i kujdeshëm , por c’është me e keqja nuk është as sistem.
Siç thotë studenti më i ri i ekonomisë Agim Xhafka “na i ktheni shëndetësinë me pagesë se na kushton më lirë !

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button